Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se derisa Qeveria jonë kalon edhe një mbledhje si vëzhguese e krizave ekonomike që kanë tronditur vendin tonë e një botë të tërë, shtetet e rajonit po marrin vendime që me javë të tëra i ka rekomanduar në Kosovë.
“Maqedonia e Veriut pak orë më parë, uli TVSH-në në naftë e në derivate nga 18%, në 10%. Uli dhe akcizën për to. Dhe nuk u ndal me kaq, reduktoj në 0% të gjitha tatimet – e brendshme e doganore pa dallim – në të gjitha produktet bazike ushqimore”, ka shkruar Abdixhiku, në Facebookun e tij.
“E bëri me qëllim që përballja e qytetarëve atje të jetë sa më e lehtë. Hapa të tillë po marrin shtetet një nga një; por shteti ynë megjithatë vështron”.
Ai ka porositur kryeministrin Albin Kurti që veprojë, sepse çdo ditë vonesë e është çmim ekonomik i pakthyeshëm për gjithë vendin tonë.
“Kryeministër vepro. Jemi në krizë të përballueshmërisë!”
Abdixhiku ka theksuar se këto masa që ika propozuar LDK-ja janë masa të logjikshme, të përkohshme dhe pa ndonjë rrezik buxhetor. “Nuk ka rëndësi nga kush vijnë e kush i propozon, rëndësi kanë të implementohen ato”.
“Çdo ditë vonesë e Qeverisë tuaj me mosreagim është çmim ekonomik i pakthyeshëm për gjithë vendin tonë”, thekson kryetari i LDK-së.