Uji detox është i shkëlqyer për të humbur kilogramë. Kombinuar me ushqimet me zero kalori, ju do të jeni në rrugën e duhur për ta arritur një trup të bukur dhe organizëm më të shëndetshëm.
Uji detox me tranguj ju ndihmon edhe për një tretje të mirë. Ka shije të shkëlqyer dhe ju ndihmon ta menaxhoni peshën e trupit.
Receta e ujit detox:
1 litër ujë
1 kastravec
1 limon
6-7 gjethe menteje
Udhëzime:
Merrni një kanë me ujë dhe vendosni në të trangullin e prerë në feta-feta.
Shtoni gjethet e mentës, fetat e limonit dhe e lini të qëndrojë përreth dy orë.
Pas kësaj mund ta konsumoni vazhdimisht këtë ujë dhe do të vini re që stomaku juaj do të ndihet më mirë. /neps.al/