E ardhmja e Erling Haalandit të Dortmundit vazhdon të mbetet temë diskutimi.
Mediumi britanik “The Athletic” shkruan se beteja më e madhe për sulmuesin norvegjez po zhvillohet mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Raportohet se në jashtë garës për Haalandin ka mbetur Barcelona, e cila po ashtu kishte shfaqur interesim për 21-vjeçarin.
Rol në transferimin e Haalandit do të luajë edhe Dortmundi, klub që ka kontratë me norvegjezin deri në vitin 2024. Ai vlerësohet rreth 150 milionë euro.
23 gola e gjashtë asistime në 20 ndeshje këtë sezon me skuadrën gjermane, është bilanci fantastik i Haalandit.