Pozitat e trajnerit Mauricio Pochetino te PSG nuk kanë pasur në asnjë moment themele të forta, ndërsa e ardhmja e tij vazhdimisht ka qenë në pikëpyetje, kjo edhe për shkak se argjentinasi duket sikur nuk arrin të krijojë një skemë që mund t’i përshtatet treshes Mbappe-Neyma-Messi.
Megjithatë, në një pikë vendimtare të sezonit për parisienët ka menduar drejtori sportiv, Leonardo për të qetësuar ambientin dhe për të mos lënë asnjë mundësi interpretimi. Braziliani konfirmon se trajneri Pochetino nuk ka qenë asnjë moment në pikëpyetje dhe se në klub nuk kanë pasur kontakte me Zinedin Zidan apo Erik Ten Hag për ta zëvendësuar ishin e Tottenham.
“Pochetino ka edhe një vit e gjysmë kontratë me PSG dhe klubi nuk ka menduar për asnjë moment ta zëvendësojë atë. Nuk kemi qenë në kontakt me Zidan apo me ndonjë trajner tjetër. Para se të vihej në krye të skuadrës, Pochetino ishte një nga pesë trajnerët më të mirën në qarkullim dhe unë mendoj se ai ende e ruan këtë status.
Edhe pse ka pasur shumë situata, për mua skuadra ka bërë hapa para me Pochetinon dhe gjithnjë e më shumë e shoh atë të përfshirë. Mendoj se trajneri është i lumtur në Paris dhe sigurisht më parë mund të ketë pasur dyshimet e tij, por në asnjë moment nuk ka kërkuar të largohet. Unë nuk kam asnjë problem me Pochetinon dhe ne flasim për gjithçka së bashku”, u shpreh Leonardo.