SHBA-ja mund të rregullojë kriptovaluta pa një ligj të ri

Autoritetet rregullatorë mund të përdorin ligjet ekzistuese për të sjellë asetet digjitale siç janë kriptovalutat nën mbikëqyrje, tha një prej “think tank” liberalë më me influencë në Uashington, SHBA.

Agjencitë përfshirë Komisionin e Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC) dhe Komisionin e Tregtimit të Komoditeteve (CFTC) mund të përdorin raportin e Center for American Progress për të përcaktuar mënyrën sesi të rregullojnë kriptovalutat.

Autoritetet ende nuk kanë vendosur cila është mënyra më e mirë për rregullimin e kriptovalutave, veçanërisht “stablecoins” vlera e të cilave është e lidhur ngushtë me dollarin apo valutat e tjera.

CAP tha se është e domosdoshme për Kongresin që të adresojë hendekun ligjor në lidhje me kriptovalutat.

Raporti gjithashtu sugjeron se rregullatorët bankarë mund të lejojnë bankat të hedhin në qarkullim “stablecoins” e tyre pa autorizim nga Kongresi përsa kohë mbështeten në rezerva dollari.