Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një fjalim të tij sot ku ka dënuar sulmet e djeshme ruse me raketa në memorialin e Holokaustit në kryeqendrën Kiev.
Memoriali Babyn Yar përkujton masakrën e më tepër se 33 mijë hebrenjve nga trupat naziste në Kiev gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Sulme të tilla me raketa tregojnë se për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është plotësisht i huaj. Nuk dinë asgjë për kryeqendrën tonë. Për historinë tonë. Por, kanë një urdhër për të fshirë historinë tonë. Fshirë vendin tonë. Për të na fshirë gjithë ne”, tha Zelensky raporton BBC.
Zelensky të mërkurën në mëngjes ka folur me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Ai e ka falënderuar Johnsonin për ndihmën dhënë Ukrainës.
Të dy liderët janë pajtuar që të vendosen sanksione tjera për t’i bërë edhe më tepër presion presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.