Kjo është llogaria bankare ku mund të dërgohen paratë për Fondin e Sigurisë së FSK-së

Ministria e Financave dhe Transfereve ka bërë të ditur se është hapur llogaria për pranimin e parave që do të dedikohen për Fondin e Sigurisë së FSK-së.

Sipas Ministrisë së Financave, ky link do të jetë funksionuar duke filluar nga sot.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë. ”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është theksuar se përmes këtij fondi mundësohet pranimi i donacioneve edhe nga mërgata.

Postimi i plotë:

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë. 

Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.