Një 14 vjeçar ka humbur jetën sot në Prishtinë, pas lëndimeve që ka marrë nga therja me thikë.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave”, rreth orës 07:30.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën ‘Fahri Fazliu’, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, tha ajo.
Ahmeti theksoi se vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.