Shëndeti i kockave herë pas here neglizhohet dhe nuk i kushtohet rëndësi ushqyerjes adekuate dhe të shëndetshme.
Por pa këtë kujdes gjatë rinisë, kockat mund të përkeqësohen me shpejtësi me moshën dhe mund të çojnë në sëmundje të tilla si osteoporoza, që është humbja e masës kockore dhe osteogjeneza, kockat që thyhen lehtësisht.
Që të keni gjithmonë kocka të forta përpiquni të konsumoni sa më shumë produkte me vlera ushqimore, duke përfshirë kalcium, kalium, magnez dhe vitamina C, D dhe K.
Produktet e qumështit
Produktet e qumështit janë burime të njohura të kalciumit, por shumë prej tyre janë të fortifikuara me vitaminë D, duke i bërë ato ekstra të dobishme për shëndetin e kockave. Vetëm një filxhan qumësht përmban rreth 30 për qind të konsumit të përditshëm të kalciumit.
Vezë
Megjithëse nuk është një burim i kalciumit, vezët sigurojnë një dozë të vitaminës D. Një vezë përmban 6 për qind të konsumit të rekomanduar ditor. Është e nevojshme që të konsumohen të verdhat e vezëve për të përfituar rritjen e kockave. Përveç vitaminës D, vezët përmbajnë fosfat.
Salmoni
Salmoni dhe peshqit e tjerë yndyrorë si sardelet, janë burime të shkëlqyera të vitaminës D.
Perimet e gjelbra
Zarzavatet me gjethe janë po ashtu një burim i shkëlqyer i kalciumit.
Fiq
Një nga mënyrat më të ëmbla për të marrë më shumë kalcium në dietën tuaj është duke ngrënë fiq. Pesë fiq të freskët përmbajnë rreth 90 miligram kalciumi, që barazohet me rreth 10 për qind të konsumit tuaj të përditshëm.
Bajame
Bajamet e përmbajnë një sasi të vlefshme kalciumi. Ato rekomandohen shumë për të sëmurët me osteoporozë.
Patate e ëmbël
Ato janë një burim i shkëlqyer i magnezit dhe kaliumit. Duke ngrënë patate të ëmbla është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur shëndetin e kocka. /Neps.al/