Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka dal të hënën, me disa të dhëna për ditët e para të luftës e Rusinë.
Sipas të dhënave të kësaj ministrie, deri më tash janë vrarë rreth 5.300 ushtarë rusë.
Po ashtu, është raportuar për dëme të mëdha në makinerinë ushtarake të Rusisë.
Raportohet, ndër të tjera, për 29 aeroplanë të rrëzuar, po aq helikopterë, 191 tanke, 816 automjete të blinduara, 74 minahedhës, një sistem ani-raketor “Buk1”, 21 sisteme reaktive “Grad”, 291 automjete ushtarake, 60 cisterna me naftë, dy anije, tre dronë e të tjera.