Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të dhënë për televizionin turk TRT, ka thënë se NATO-ja duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë.
“NATO duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë”, ka thënë Osmani për TRT.
Kjo është një deklaratë e shkëputur nga gazetarja turke Nafisa Latic, për “AcrosstheBalkans” që do të transmetohet nga nesër dhe gjatë gjithë javës.
Ndërkaq dje Osmani ka filluar vizitën e saj në Turqi me ftesë të presidentit turk, ku vizitoi edhe kompaninë e dronëve Baykar, që prodhon TB2 Bayraktars, mjetin ajror taktik pa pilot qëpërdoret nga ushtria e Ukrainës përballë ushtrisë ruse.
Osmanin në Turqi po e presin takime të ndryshme.