Gratë ukrainase në frontin e luftës, sulmojnë rusët me bomba molotovë


Gratë ukrainase janë bërë bashkë me burrat për të luftuar kundër ushtrisë ruse.

Turma grash duke bërë molotov janë mbledhur. Këto janë armë të bëra vetë, për të mbrojtur shtëpitë dhe rrugët e tyre në Dnipro kundër avancimit të trupave ruse.

Kishte mësues, avokatë dhe amvisa të rrethuara me shishe qelqi, lecka dhe lëndë djegëse.
Por ata duan të jenë gati për çdo gjë. Ky qytet nuk është sulmuar, por tashmë po ndjen koston e kësaj lufte.

Spitali ushtarak ka 400 shtretër dhe ata janë plot me ushtarë të plagosur nga e gjithë Ukraina lindore.

Në portat e saj, ka një lumë njerëzish vendas që sjellin ilaçe e fasha.

Banorët e këtij qyteti po mobilizohen, ndërsa thonë se nuk e donin këtë që po ndodh dhe të luftojnë, por nuk kanë zgjidhje tjetër.