Një gol i shënuar 20 minuta para fundit i ka mjaftuar Ballkanit që të marrë pikët e plota në udhëtimin e vështirë te Drita.
Të shtunën në kuadër të xhiros së 22-të të elitës së futbollit kosovar, Ballkani fitoi me rezultatin 1:0 në stadiumin e qytetit në Gjilan ndaj Dritës.
Theophilus Solomon realizoi në minutën e 70-të pas asistimit të qendërmbrojtësit Bajram Jashanica.
Ballkani e merr pozitën e parë në tabelë me 45 pikë, tri më shumë se Gjilani që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Drita mbetet në pozitën e tretë me 41 pikë.