SHBA-ja i ofron ndihmë për mbrojtje Ukrainës

Forcim i sanksioneve, ndihmë për mbrojtje dhe koalicion kundër luftës, kanë qenë temat që janë diskutuar mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të premten në mbrëmje.

Siç ka njoftuar Zelensky, SHBA-ja është ofruar për ndihmë “konkrete” për mbrojtje.

“Falënderues për mbështetjen e fortë të SHBA-së”, ka shkruar ai në Twitter.