Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se “sulme të tmerrshme me raketa” kanë goditur Kievin në sulme që ai i krahasoi me granatimet e qytetit të vitit 1941 nga Gjermania naziste.
“Hera e fundit që kryeqyteti ynë përjetoi diçka të tillë ishte në vitin 1941 kur u sulmua nga Gjermania naziste”, shkroi ai në Twitter, përcjell Telegrafi.
“Ukraina e mposhti atë të keqe dhe do ta mposhtë këtë të keqe. Ndaloni Putinin. Izoloni Rusinë. Prisni të gjitha lidhjet…”.
Horrific Russian rocket strikes on Kyiv. Last time our capital experienced anything like this was in 1941 when it was attacked by Nazi Germany. Ukraine defeated that evil and will defeat this one. Stop Putin. Isolate Russia. Severe all ties. Kick Russia out of everywhete.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 25, 2022
Ndërkohë, siç vë në pah BBC, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se është “i bindur” se presidenti rus Vladimir Putin do të përpiqet të rrëzojë qeverinë ukrainase.
Në një intervistë me transmetuesin amerikan ABC, Blinken tha se ishte “pjesë e planit rus” për të sulmuar kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të mëdha në Ukrainë, së bashku me fillimin e një sulmi të shumëanshëm ndaj vendit nga veriu, lindja dhe jugu.
Blinken ka shtuar se një sulm rus përtej Ukrainës ishte “një mundësi”, por përsëriti angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur aleatët e saj të NATO-s, duke paralajmëruar se “një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të NATO-s”.
Photos via Anton Gerashenko of Ukraine’s interior ministry showing the apartment block on fire and being put out by emergency workers and part of what looks like a missile or aircraft. pic.twitter.com/oFKqVOd8aU
— Christopher Miller (@ChristopherJM) February 25, 2022
Blinken përsëriti gjithashtu qëndrimin e presidentit amerikan Joe Biden se mundësia e zgjerimit të sanksioneve ekzistuese amerikane për të synuar drejtpërdrejt Putinin ishte ende “në tryezë”, nëse situata do të përshkallëzohej.