Rusia sulmon një anije turke


Një anije në pronësi turke që lundronte në Detin e Zi u godit nga një bombë në brigjet e qytetit-port ukrainas, Odessa, ka bërë të ditur agjencia turke e lajmeve  AA, të enjten.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Çështjeve Detare të Turqisë, nuk ka pasur viktima në incidentin i cili erdhi pasi Rusia nisi një operacion ushtarak në Ukrainë.

Në njoftim thuhet se anija “Yasa Jupiter” me flamur të Ishujve Marshall dhe në pronësi turke, nuk dërgoi asnjë kërkesë për ndihmë dhe shkoi e sigurt drejt ujërave territoriale rumune.