Administrata Biden është duke shqyrtuar që të lëvizë më tepër trupa amerikane që gjenden në Evropë për në shtetet në lindje të Evropës, për shkak të sulmit rus kundër Ukrainës, raporton CNN.
NATO i ka dhënë Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë, gjeneralit amerikan Tod Wolters, autoritetin për ta aktivizuar pozicionin mbrojtës të NATO-s, në të cilin do të përfshihet edhe aftësia për të aktivizuar Forcën Reaguese të NATO-s.
“Sot ne jemi duke aktivizuar pozicionin mbrojtës të NATO-s që i jep komandantëve ushtarak autoritetin për të lëvizur forcat dhe vendosur forcat ku është e nevojshme, dhe sigurisht po ashtu mund të jenë elemente të forcë së reagimit të NATO-s”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Ne jemi të gatshëm, por ajo që po bëjmë është mbrojtje, dhe nuk po kërkojmë konfrontim. Ne duam të parandalojmë konfliktin”.