Disa zona në Prishtinë do të mbesin pa ujë deri në ora 17:00 për shkak të intervenimit në rrjet.
Siç është njoftuar nga KRU Prishtina, ekipet teknike gjatë ditës do të intervenojnë në një pusetë (në ujëmatës zonal) në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Si rrjedhojë pa ujë të pijshëm do të mbesin nga ora 10:00 deri 17:00 një pjesë e Tophanes, rruga “Lidhja e Prizrenit”, rruga “Lidhja e Lezhës”, rruga “Sami Plakolli”, rruga “Ilir Konushevci” dhe disa rruga në afërsi të zonave.
“Ekipet teknike gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në rrjet, në një pusetë ( në ujëmatës zonal) në lagjen” Tophane ” në Prishtinë. Si rrjedhojë e këtij intervenimi pa ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00-17:00 do të mbesin: Një pjesë e lagjes Tophane, rruga” Lidhja e Prizrenit”, rruga” Lidhja e Lezhës”, rruga” Sami Plakolli” ,rruga” Ilir Konushevci” dhe disa rrugica në afërsi të zonave.