Shtatë persona thuhet se kanë vdekur si rrjedhojë e bombardimeve nga forcat ruse, thotë policia ukrainase.
Zyrtarët thonë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa-s vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë.
Nëntëmbëdhjetë persona janë gjithashtu të zhdukur.
Një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit, shtuan ata.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat e saj i janë kundërpërgjigjur trupave ruse – duke i shkaktuar humbje të mëdha.
Rusia fillon sulmin ndaj Ukrainës
“Forcat nacionale të mbrojtjes, po përdorin të drejtën për vetëmbrojtje sipas nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Situata është nën kontroll, trupat ruse po pësojnë humbje të mëdha”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes.
Në anën tjetër, presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se ai ka biseduar të mërkurën vonë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një telefonate.
“Unë e dënova këtë sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse. E informova atë për hapat që po ndërmarrim për të mbledhur dënimin ndërkombëtar, duke përfshirë sonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Biden në një deklaratë.