Të mërkurën në mbrëmje do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar për situatën e re që është shkaktuar në botë si pasojë e tensioneve në mes të Rusisë dhe Ukrainë.
Rusia tashmë ka njohur dy shtete brenda territorit të Ukrainës, ndërsa Perëndimi po e akuzon për nisje të luftës. Shtetet perëndimore veçse kanë vendosur për sanksione ekonomike ndaj Rusisë.
Në disa raste presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për shpalljen e dy shteteve ka përmendur rastin e Kosovës duke bërë krahasime.
Të martën, objekti i Qeverisë së Kosovës u mbulua me ngjyrat e flamurit të Ukrainës si shenjë solidarizimi. Kryeministri Albin Kurti u shpreh se “historia i favorizon të drejtët”.
As Ukraina e as Rusia nuk e njohin Kosovën shtet.