Me ngarkesën e përditshme dhimbjet e kokës janë kthyer në një shqetësim të përhershëm.
Lodhja, stresi, luhatje të tensionit apo dhe një gjumë jo i rehatshëm, shkaqet janë nga më të ndryshmet.
Shpesh vetëm me qëllimin që dhimbja e kokës të ndalojë, konsumojmë ilaçe të shumta, që herë funksionojnë e herë jo.
Ju sugjerojmë një kombinim i cili pihet kur keni dhimbje koke, për të lehtësuar dhe eliminuar krizat e forta e të padurueshme.
Të gjithë përbërësit janë natyralë, dhe që nuk dëmtojnë fare organizmin nëse konsumohen. Gjithçka që ju duhet janë kanellë, qumësht dhe mjaltë.
Si të përgatisni kurën me kanellë për dhimbjen e kokës
Në një çajnik hedhim një gotë me qumësht dhe e vendosim në zjarr për t’u ngrohur. Aty shtojmë dy lugë çaji me kanellë pluhur. Qumështi me kanellë duhet lënë në zjarr që të arrij pikën e zierjes.
AgroWeb.org ju këshillon që të kini kujdes, që të mos e lini qumështin të vlojë shumë, pasi një zierje e fortë do t’i humbiste vlerat e nevojshme ushqyese. Qumështin me kanellë e kalojmë në një gotë qelqi dhe aty shtojmë një lugë çaji me mjaltë.
Duhet ta përzieni vazhdimisht në mënyrë që kanella të mos kullojë në fund të gotës. Kështu kur ta pini shija e fortë e kanellës do të jetë e neutralizuar më së miri me qumështin dhe mjaltin.
Pasi të keni pirë qumështin me kanellë dhe mjaltë, është më e mira që të shtriheni për disa minuta dhe të prisni që pija të bëjë efekt.
Vlerat e qumështit me kanellë dhe mjaltë
Qumështi i ngrohtë dhe mjalti ju qetëson muskujt e kontraktuar nga dhimbja.
Ndërsa substancat që gjenden tek kanella arrijnë të neutralizojnë receptorët e dhimbjes dhe kështu krizat në formën e goditjeve fillojnë dhe zbehen.
Nëse nuk keni kanellë pluhur, AgroWeb.org ju këshillon të përdorni dhe shkopinjtë e kanellës.
Mjafton që në vend të dy lugëve të kanellës pluhur, t’i zëvendësoni me një shkop kanelle, dhe më pas të ndiqni hapat si në recetën më lart./AgroWeb.org