Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje të vlefshme për xhiron e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.
Sezoni pranveror ka filluar të ashpërsohet me ndeshjet që kanë filluar tashmë të zhvillohen edhe gjatë mesjavës.
Kështu, sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri takime interesante në kuadër të javës së 21-të.
Lideri aktual i kampionatit, Ballkani është nikoqir i Ulpianës në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva e pret Dritën.
Në Podujevë apo më saktë në stadiumin e rinovuar tashmë “Zahir Pajaziti”, Llapi është nikoqir i Feronikelit.
Të tri ndeshjet fillojnë nga ora 13:00.