Emanuela tregon ditët e para me Ilirin, pas fitores së Big Brother VIP

Emanuela, bashkëshortja e fituesit të Big Brother VIP, Ilir Shaqirit ka rrëfyer se si e përjetoi rrugëtimin e bashkëshortit të saj, por edhe ditët e para me të pas daljes nga shtëpia.

Në një intervistë për emisionin “Breaking”, ajo u shpreh se ende nuk e ka kuptuar që përfundoi.

“Në realitet ende mallëngjehem, ende nuk e kam kuptuar mirë që përfundoi, ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm. Momenti kur unë e takova brenda shtëpisë ishte një surprizë e rëndësishme sepse unë i theksova, i thashë që do e ndjek kudo, qoftë dhe në kthimin në Shqipëri. Ishte një rrugëtim i vështirë për mungesën e familjes, por ajo që më bëri përshtypje më shumë, ishte momenti kur doli dhe po përpiqej të gjente vajzën. Pasi nuk e gjeti ishte i shqetësuar për të më pyeti ku është”,  tha Emanuela.

Ajo tregoi po ashtu si si e përjetoi dhe vajza e tyre Emily nga Italia finalen e madhe, pasi nuk mundi të ishte pranë të atit, prej infektimit me COVID.

“Ajo u ndje shumë e lumtur sigurisht, por dhe e mërzitur që nuk ishte këtu për ta përjetuar nga afër. Megjithatë, po bëjmë gjithçka gati që ajo të vijë këtu dhe ta takojë Ilirin dhe të përjetojë nga afër të gjitha emocionet”,  tregoi Emanuela.

Emanuela foli dhe për planet e të ardhmes, ndërsa tregoi se do i pëlqente shumë të jetonte në Shqipëri.

“Unë e dua Tiranën, Shqipërinë, vendet, detin, natyrën, njerëzit janë fantastikë, kuzhinën, nuk e kam problem të jetoj në Tiranë. Por nuk kemi ende një projekt të sigurt sepse gjithçka ndodhi shumë shpejt”, tha aktorja.