Ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka folur edhe për dialogun.
Ai në RTV Dukagjini tha se dialogu aktual duhet të zhvillohet për integrime pasi sipas tij çështja e pavarësisë është e kryer.
“Negociatat e Rambujesë kanë qenë për liri, ato të Vjenës për Pavarësi, derisa këto të fundit janë për integrim që nënkupton integrimin e komunitetit serbe në Kosovë dhe të Kosovës në BE. Nëse nuk arrihen këto objektiva atëherë nuk ka efekt”, tha ai.
Kuçi megjithatë thotë se sa herë të ketë dialog do të ketë edhe kompromise.
“Sa herë të ketë dialog do të ketë edhe kompromise. Nuk duhet të krijojmë iluzione se duhet të negociohet me dikënd dhe nuk do ta bëni asnjë kompromis. Për të mos bërë kompromise nuk duhet dialoguar fare”, deklaroi Hajredin Kuçi.