Çka duhet të bëni pasi keni konsumuar ushqime të shpejta

Pasi të keni ngrënë ushqim të shpejta, të njohur si fast-food, ekspertët ndërmarrjen e një sërë veprimesh. E para dhe kryesorja është konsumimi i ujit. Siç njihet botërisht, ushqimet e shpejta janë të dëmshme për organizmin dhe mund të krijojnë telashe në rast se nuk ndërmerren masat. Uji bën largimin e toksinave të mbetura dhe ia mundëson organizimit një qarkullim normal e më të lirshëm të gjakut.

Gjithashtu, ngrënia e ushqimeve të pasura me kalium mund të ndihmojnë në lehtësim. Ushqimet që kanë kalium përfshijnë bananet, portokallet, fasulet e zeza, avokadon dhe spinaqin.

Pasi të keni konsumuar ushqime të shpejta, konsumoni diçka nga produktet e lartcekura për ta zvogëluar “dëmin”, ndërsa edhe marrja me ushtrime fizike mund të ndihmojë.

Është e rekomanduar edhe konsumimi i farave, mollëve, kumbullave dhe dardhave.