Gjashtë të vdekur dhe 187 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Janë konfirmuar edhe 187 raste të reja me këtë virus, nga gjithsej 2 mijë e 102 testime.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 974 persona.

Ndryshe, aktualisht të shtruar në spitale janë gjithsej 111 pacientë.