Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.314 testime, 247 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.
Sot janë shëruar 2.096 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave është 209.312.
Në total numri i rasteve aktive është 10.800.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 302 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 801.548 doza të vaksinës.
Deri më sot 810.798 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 93.507 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.