Kanë përfunduar punimet në seancën e sotme.
Pika e fundit e rendit të ditës ka qenë edhe zëvendësimi i anëtarit të grupit parlamentar të Listës Serbe në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim.
Megjithatë, deputetët e kësaj liste pas debatit për raportin për vendin nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.
Kryeparlamentar Glauk Konjufca ka njoftuar se kjo pikë e rendit të ditës do të shqyrtohet në ndonjë nga mbledhjet e ardhshme.
Në seancën e sotme është shqyrtuar raporti për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, po ashtu edhe është zgjedhur anëtari i bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb.