Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka bërë publike shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2011-2021.
“Bazuar në interesimin dhe kërkesat e shumta të mediave për qasje në shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021, në vazhdimësi të transparencës si dhe në funksion të interesit publik, në linkun e mëposhtëm gjeni shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën e lartcekur”, thuhet në njoftim.
Kuvendi sqaron se kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.
“Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione. Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit”, thuhet në njoftim.
Shpenzimet e deputetëve mund ti gjeni KËTU.