Një person ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 1,853 raste të reja, nga testimi i 9,253 të dyshuarve për koronavirus.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 31,084.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2,416 persona. Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 807,383 persona ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 86,437 persona.
Numri i dozave të vaksinave të administruara deri më tani në Kosovë është 1,789,127.