Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj është arrestuar sonte para zyrave të T7, ku ishte i ftuar për intervistë në emisionin Pressing.
Molliqaj debatoi për disa minuta me policët të cilëve u kërkoi fletëarrestin.
Pasi kjo nuk iu dha, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës u arrestua dhunshëm.
“Jo, jo pa e parë ftesën jo. Bjema ftesën”, dëgjohet Molliqaj i cili pastaj shoqërohet dhunshëm nga policët.
Sipas njoftimit, policia e Kosovës, ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, e organizuar nga PSD me të cilën udhëheq Molliqaj.
Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.