Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, në një opinion publik lidhur me masat në fuqi kundër koronavirusit, ka thënë se Qeveria duhet të rishqyrtojë masën e kufizimit të qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 5:00.
Avokati i Popullit ka thënë se në vend të kufizimit të qarkullimit “do të ishte më e dobishme që të fuqizoheshin mekanizmat e kontrollit sanitar dhe inspektoratet, në mënyrë që të ushtrohen kontrolle më të shpeshta për të vlerësuar nëse janë duke u zbatuar masat e përgjithshme, tanimë të njohura”.
“Praktikat e vendeve të rajonit tregojnë se asnjëra prej tyre nuk kërkon nga qytetarët që hyjnë në territoret e tyre t’i kenë tri doza të vaksinës”, thuhet në opinion.
Po ashtu aty thuhet se pjesa më e madhe e shteteve, që nga fillimi i pandemisë, në hyrje-dalje të kufijve të tyre i kanë pranuar testet “antigen”, të cilat janë më të shpejta dhe më të përballueshme për xhepin e qytetarëve.
Në pikat kufitare të Kosovës, qytetarëve u kërkohet testi RT-PCR, i cili është dyfish më i shtrenjtë dhe merr më shumë kohë për t’u përpunuar në laborato
Në Kosovë nga data 22 janar janë në fuqi masat e reja për luftim të pandemisë së koronavirusit.
Qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese apo nëse nuk e kanë dozën e tretë, të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.
Me masat e reja është kufizuar qarkullimi nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Bizneset e gastronomisë zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri më 21:00. Muzika në këto biznese lejohet deri në orën 20:30.