Katër të vdekur e 3617 raste të reja me COVID-19

Katër persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e COVID-19, e janë regjistruar 3,617 raste të reja, nga testimi i 13,928 të dyshuarve për koronavirus.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pozitiviteti i rasteve të premten është 25,96%.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive ka shkuar në 31,021.

Sa i përket vaksinimit, me të dy dozat e vaksinës anti-COVID janë vaksinuar 804,251 persona, dhe me doza të treta dhe përfocuese 72,212 persona.

Numri i dozave të administruara deri më tani në Kosovë është 1,769,170.