Glauk Konjufca infektohet me COVID-19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

“Kryetari ka rezultuar pozitiv me COVID-19 kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë, kjo është për njoftimin tuaj dhe natyrisht për njoftim të publikut, shpresoj që do të kalojë shumë shpejtë dhe me lehtësi”, ka thënë Bogujevci.

Po ashtu është bërë e ditur se edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.