Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë lëshuar sallën në vazhdimin e seancës plenare në Kuvend.
Abelard Tahiri nga PDK-ja, Armend Zemaj nga LDK-ja dhe Besnik Tahiri nga AAK-ja kanë thënë se është e pakuptimtë qëndrimi në sallë, teksa akuzuan pushtetin për mosvotim të draft-rezolutës kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe diskutimin për të.
Por Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja ka thënë se rezoluta e opozitës nuk u është shpërndarë deputetëve dhe prandaj nuk kanë marrë pjesë fare në votim.