Prishtina është komuna e parë në nivel vendi për nga numri i rasteve aktive me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se aktualisht në kryeqytet janë 7.426 raste aktive, pasuar nga Mitrovica me 1.576 raste, Peja 1.481 raste, Fushë-Kosova 1.030, Gjakova 999, Gjilani 913, Vushtrria 827, Ferizaj 776, Prizreni 764, Klina 414 e të tjera.
Në total numri i rasteve aktive është 19.519.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2.243 raste pozitive me koronavirus, 2 të vdekur dhe 465 pacientë të shëruar.