Ministrja Donika Gërvalla infektohet përseri me COVID-19

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka rezultuar pozitive me COVID-19.

Është hera e dytë që Gërvalla rezulton pozitive. Kishte rezultuar pozitive para pesë muajve.

“Të shtunën kam rezultuar të jem pozitive me Covid-19 dhe kam marrë menjëherë natyrisht të gjitha masat për t’u izoluar menjëherë dhe për të punuar nga shtëpia. Kërkoj falje tek të gjithë ata, takimet me të cilët jemi detyruar t’i anulojmë gjatë ditëve të ardhshme. Ju lutem, vaksinohuni sa më parë. Vaksinimi është në radhë të parë shprehje e solidaritetit me të moshuarit dhe të sëmurët. Krahasuar me valët e mëparshme të virusit, tek unë duket që vaksinat e marra të kenë ndikuar në përballimin shumë më të lehtë të kësaj vale të virusit”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.