Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në fshatin Palaj të Obiliq.
Në aksident është përfshirë një autobus e një veturë, ndërsa si rezultat ka vdekur një person dhe janë lënduar katër tjerë.
“Rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.