Ushqyerja me kujdes dhe zgjuarsi gjatë gjithë ditës është padyshim gjëja më e mirë për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Megjithatë, nuk ka dyshim se ka shumë mënyra për t’u siguruar që po e hani një mëngjes të duhur.
Studimet e fundit kanë treguar se ngrënia brenda orëve të para pas zgjimit mund të rrisë nivelet e energjisë, të jetë e dobishme për zemrën dhe madje ta ulë rrezikun e diabetit. Për më tepër, një mëngjes me vlera të larta ushqyese mund ta përmirësojë funksionin e trurit, duke rritur kujtesën dhe përqendrimin tuaj.
Nëse doni të përfitoni plotësisht nga ajo që ushqyerja në orët e hershme mund të bëjë për trurin tuaj, shikoni 3 zakonet më të mira të mëngjesit që ekspertët ua rekomandojnë për ta mbajtur trurin të mprehtë çdo ditë.
Shtoni farat e lirit në ushqim
Dietologët profesional tonë se shtimi i farave të lirit në vaktet e mëngjesit është tejet i dobishëm për kujtesën. Farat e lirit përmbajnë sasi të lartë të acideve yndyrore Omega 3, çka ndikon pozitivisht në shëndetin e trurit. Ato inkorporohen shumë lehtë në ushqimet tuaja të preferuara të mëngjesit, por ato duhet të bluhen në mënyrë që ju t’i tresni plotësisht dhe t’i përfitoni dobitë e tyre të plota shëndetësore.
Zgjidhni arrat për ta pasuruar ushqimin
Shtimi i arave në vaktet e mëngjesit është po ashtu një opsion i mirë.
Pavarësisht nëse jeni duke konsumuar një tas me tërshërë ose kos, është ide e mirë t’i hidhni sipër një grusht arra. Studimet sugjerojnë se përfshirja e arrave si pjesë e një diete të shëndetshme, mund të ndihmojë në ruajtjen dhe përmirësimin e kujtesës dhe shëndetit të përgjithshëm të trurit ndërsa plakemi. Përfitimi vjen nga fitokimikatet e shumta që gjenden në arra.
Shijoni frutat e malit me mëngjes
Ekspertët shëndetësorë po ashtu sugjerojnë që t’i shijoni frutat e malit me vaktin tuaj të mëngjesit.
Frutat e malit, duke përfshirë boronicat, luleshtrydhet dhe manaferrat, përmbajnë kimikate bimore që ndihmojnë për ta mbajtur trurin të shëndetshëm. Shumë studime kanë treguar se frutat e malit ndihmojnë në vonimin e sëmundjes së Parkinsonit dhe sëmundjes së Alzheimerit. Përtej kësaj, ato e luftojnë inflamacionin dhe stresin oksidativ, të cilat janë të përfshira në plakjen e trurit.