Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj 20 personave për vepra të ndryshme penale.
Në njoftimin e kësaj Prokurorie, thuhet se 18 nga të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar të armëve, ndërsa një tjetër i pandehur për “falsifikim të parasë”.
Ndërkaq, i pandehuri tjetër akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”.
“Prokuroria Speciale njofton opinionin se të pandehurit me inicialet S.R., I.R., B.M., S.K., F.P., P.M., A.C., A.F., K.S., B.H., H.A., B.B., H.N., S.A., S.N., T.R., F.A., dhe A.M., akuzohen se kanë kryer veprat penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve’’ nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me neni 31të KPRK-së. Ndërkaq, i pandehuri me inicialet I.R., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ nga neni 296 paragrafi 2 i KPR-së. Gjithashtu, i pandehuri me inicialet S.K., akuzohet se ka kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPR-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.