Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar ndaj deklaratave të opozitës sot në Kuvend, ku u morr si referencë çmimi për 21 cent dhe krahasimi me Italinë.
Rizvanolli theksoi se në Kuvend u thanë shumë të pavërteta për tarifat e energjisë të propozuara nga ZRRE-ja.
“Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot në Kuvend u thanë shumë të paverteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kËh, ngjashëm me vendet si Italia.
Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta:
Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë.