Ushqimi dhe pijet që i fusni në organizëm mund të kenë ndikim në aftësitë e veshave për t’iu mbajtur të sigurt dhe të shëndetshëm.
Konsumimi i madh i pijeve të gazuara dhe alkoolike mund të shkaktojë dëme serioze, derisa ngrënia e ushqimeve me sasi të lartë të kaliumit dhe proteinave mund të ndihmojë në mbrojtjen e këtyre organeve vitale.
Tani, provat e reja sugjerojnë se ndjekja e një diete mesdhetare, me shumë vaj ulliri ekstra të virgjër, mund të ndihmojë në ruajtjen e funksionit të veshkave, veçanërisht për ata që kanë pasur probleme me zemrën në të kaluarën. Edhe dietat me sasi të vogla të yndyrave luajnë rol pozitiv në shëndetin e veshkave dhe zemrës.
Ruajtja e shëndetit të veshkave është thelbësore për njerëzit me sëmundje koronare të zemrës, sepse këto organe nuk i largojnë vetëm mbeturinat dhe lëngjet shtesë nga trupi. Ato gjithashtu luajnë një rol kyç në shëndetin e zemrës si dhe dëmtimi i veshkave mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut. Pra, ia vlen të kujdeseni edhe për veshkat nëse jeni të shqetësuar për zemrën tuaj.
Nëse jeni fillestarë në dietën dhe stilin e jetesës mesdhetare, filloni ta praktikoni atë me ritëm të ngadalësuar. Vendosni objektiva si synimi për të ngrënë më shumë fruta dhe perime dhe për ta reduktuar konsumin e mishit të përpunuar. Më pas, synoni të hani më shumë ushqime deti të pasura me omega 3. Konsumoni drithërat 100% të plota dhe provoni të hani më shumë fasule.
Vendosja e qëllimeve të vogla në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë ta zbatoni dhe mbani një mënyrë jetese më të shëndetshme me kalimin e kohës.