Përkundër rritjes së rasteve pozitive me COVID-19, qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat antiCOVID-19.
Vetëm gjatë së hënës Policia e Kosovës shqiptoi gjoba për 353 qytetarë të cilët nuk i respektuan masat antiCOVID-19.
Ndërkohë vazhdojnë të jenë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Aktualisht në vend janë 5,118 raste aktive me koronavirus. Më së shumti raste aktive me COVID-19 janë në Komunën e Prishtinës.
Në kryeqytet janë 2232 raste aktive, ndërsa në Mitrovicë janë 436 raste.
Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në vend 728 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19.