Moderatorja shqiptare ka kohë që ka pauzuar nga puna si moderatore dhe kështu po i dedikon më shumë kohë jetës private.
Ndërkohë, Luana Vjollca, ka zgjedhur jo vetëm ta kalojë kohën por edhe ta shijojë atë.
Së fundmi, ka ndarë disa postime në storien e saj në Instagram e cila ka treguar se ka shkuar në pushime.
Luana Vjollca, po pushon në ishullin indian, Mauritius e cila iu ka treguar ndjekësve teksa ka publikuar imazhe dhe video se si po e kalon kohën atje.
Moderatorja shqiptare, ka zgjedhur të ndajë momente nga plazhi e deri tek jeta e natës në klube.
Ndryshe, ajo nuk ka zbuluar se kush po e shoqëron në pushime, gjë të cilën Luana nuk e ndanë asnjëherë me publikun./Lajmi.net/