Rekord dhe gola, Armando Broja: Premier League hap i madh për mua, jam me këmbë në tokë

Pas një mbrëmje të veçantë si ajo ndaj Brentford ku talenti kuqezi la gjurmën e tij me golin e pestë në Premier League, mori vëmendjen e BBC, që pyeti lojtarin shqiptar për paraqitjen e tij.Broja në fakt shënoi një rekord, duke u bërë lojtari më i ri në histori që arrin të shënojë në 4 ndeshjet e para si titullar në shtëpi, në Premier League. Është i pari që e arrin që nga koha e Diego Costës te Chelsea dhe kjo do të thotë shumë teksa lojtari kuqezi mbetet shumë i përmbajtur dhe modest.

“Ishte një top i mrekullueshëm nga Oriol Romeu. E dija se mbrojtja ishte mjaft e hapur, kështu që nuk e mendoja se do të më kapnin nga atje. Ishte një gol i mirë ndaj jam i lumtur. Unë jam i ri dhe prandaj është e rëndësishme që të qendroj me këmbë në tokë. Kam ardhur nga liga holandeze në Premier League dhe prandaj është një hap i madh. Është e mrekullueshme. Jam në kampionatin më të fortë në botë dhe prandaj është shumë e vështirë, por unë thjesht po shijoj futbollin tim.”Sulmuesi shqiptar që është dhe goleadori i Southampton me 7 gola në total tha se ësht i lumtur dhe se po bën një hap të madh duke luajtur në Premier League.”Është një nder të luaj në Premier League për një klub kaq të mirë dhe të jem pranë një klubi si ky dhe lojtarëve të tillë. Jam mirënjohës që jam pranë ekipit. Unë po përpiqem të ndihmoj ekipin dhe të shënoj gola, kjo është gjithçka që mund të bëj. Tifozët? Është e mrekullueshme, nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh tifozët pas teje, është e mahnitshme, të prek zemrën dhe të kem atë përgjigje, jam shumë mirënjohës për ta”, deklaroi Armado Broja për BBC.