Një zarf ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Ditët e fundit kanë rezultuar në rritje të theksuar të infektimeve me COVID-19.
Për këtë arsye, banorët e shtëpisë nuk do të lejohen të kenë kontakt fizik me të afërm, të ftuar, muzikantë, estetistë etj.
Gjithashtu nëpërmjet këtij zarfi produksioni ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për të ribërë edhe njëherë testimin nëse janë apo jo mbartës të virusit.
Kjo procedurë do të bëhet për të garantuar sigurinë shëndetësore të konkurentëve.