Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka vdekur, njoftoi zyra e tij herët në mëngjesin e së martës.
Ai ndërroi jetë pas një “komplikacioni të rëndë”, që kishte të bënte me sistemin e tij imunitar.
“Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndërroi jetë në orën 1:15 të mëngjesit të 11 janarit në spitalin në Aviano, Itali”, ka shkruar zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter.
“Data dhe vendi i varrimit do të komunikohet në orët në vijim”, shtoi ai.
Ndryshe, të hënën, Parlamenti i BE-së konfirmoi se ai ishte pranuar në spital në Itali më 26 dhjetor.
Ai ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.