Kadri Veseli, pas vizitës në shtëpinë e prindërve të tij në Mitrovicë, rreth orës 16:30, është larguar nën përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it.
Veseli fillimisht ka vizituar varrin e nënë së tij dhe rreth orës 14:00 ka arritur në shtëpinë e familjes së tij.
Megjithatë, nuk është lejuar të marrë pjesë në vendin ku po presin qytetarë për ngushëllime.
Ai u shoqërua nga forca të EULEXI-t, ndërsa askush nuk u lejua të afrohet 50 metra afër shtëpisë së tij.
Vizita e Veselit vjen pas vdekjes së të ëmës e cila ndërroi jetë të premten.
Veseli sëbashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqi e ish-deputetin Rexhep Selimi janë pjesë e një aktakuze të përbashkët për krime lufte e po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale.