Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 16 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 24 tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, ndërsa nuk ka ndonjë pacient në Mjekim Intensiv në Klinikën Infektive.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-Covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient post-Covid