Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se numri i rasteve aktive me COVID-19, është 997.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.
Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.